Bllokimi i pagave/ Në Gjykatën e Tiranës, administrata bllokon shërbimet dhe seancat gjyqësore. Durrësi punon

Date:

Share post:

Problemi me pagat në sistemin e drejtësisë ka sjellë bojkotin e parë nga administrata gjyqësore. Punonjësit dhe sekretarët e Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës kanë bllokuar shërbimet, në pritje të pagave të muajit gusht dhe një sqarimi për situatën. Administrata, e cila nuk preket nga rritja e pagave, ka njoftuar kryetarin e gjykatës. Punonjësve u është bërë me dije se një qëndrim pritet pas mbledhjes së kryetarëve të gjykatave, që zhvillohet sot në orën 15:00 në Gjykatën e Lartë.Ndërkohë, për situatën e pagave do të zhvillohet një takim edhe në sistemin e prokurorisë. Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka thirrur drejtuesit e prokurorive të rretheve, Shoqatën e Prokurorëve dhe anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Takimet do të zhvillohen pa praninë e mediave. Situata u krijua pasi Kuvendi nuk miratoi brenda 31 korrikut formulën e re të pagave të magjistratëve, pas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese.Në mungesë të një zgjidhjeje ligjore, KLGJ dhe KLP përcaktuan një pagë të re referuese prej 222 mijë e 425 lekësh, nga 156 mijë e 800 lekë, plus shtesën prej 14 mijë lekësh për nivelin e kualifikimit.

Ministria e Financave nuk ekzekutoi listëpagesat me rritjen e re, duke argumentuar se përcaktimi i formulës është kompetencë e Kuvendit.

Për pasojë, pagat e gushtit nuk janë ekzekutuar për gjyqtarë, prokurorë dhe administratën e gjykatave e prokurorive.

Në Durrës, administrata vijon punën normalisht dhe pse nuk i ka marrë pagat e muajit gusht.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se “dera e Thesarit të Shtetit” nuk mund të hapet me forcë, ndërsa ministri i Drejtësisë Toni Gogu, ka paralajmëruar se ngërçi do të zgjidhet në Kuvend.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...