Zjarret/ 11 vatra aktive, problematik zjarri në malin e Tërbunit në Pukë

Date:

Share post:

11 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ku situata paraqitet problematike në disa qarqe.

Në qarkun e Shkodrës problematikë mbetet zjarri në në malin e Tërbunit në Pukë, aktiv prej tre ditësh. Era ka favorizuar flakët, ndërsa nuk rrezikohen banesat. Operacione nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve. Zjarret në Iballë dhe Bërdicë janë nën mbikëqyrje.

Në malin e Dajtit zjarri është aktiv në sipërfaqe me pyll ahu dhe shkurre, po operohet na toka dhe ajri për vënien nën kontroll të flakëve. Vatrat në Kryezi të Kavajës dhe Malin e Bërzhitës janë nën mbikëqyrje.

Vijon  beteja për shuarjen e vatrave në Vajkal të Bulqizës, në Lundre–Madhesh të Matit, në Qafën e Helmes në Fushë-Bulqizë dhe në Cerrujë–Mali i Allushit në Klos.

Është shmangur rrreziku për banesat në Kalivaç–Zimaj–Kashnjet të Lezhës, ndërsa po operohet për vënien nën kontroll të flakëve në Gallatë të Kurbinit.

Në Gurëshpatë të Librazhdit vatra vijon të jetë aktive, ndërsa ajo në malin e Qukësit po mbahet nën mbikëqyrje.

Në Bolenë, Horë-Vranisht, të Himarës situata është nën mbikëqyrje.

Vatrat në Peshtan, Fier, dhe Çërrilë të Mallakastrës, janë nën mbikëqyrje nga forcat zjarrfikëse.

Në operacione janë angazhuar 614 forca vendore/lokale, 355 efektivë të FA, 70 automjete zjarrfikëse vendore, si dhe mjete të FA; janë zhvilluar 4 operacione me helikopterë dhe 1 me avion Air Tractor

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...