Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Berat, përplasen tre automjete; dy drejtues në gjendje të rëndë

Date:

Share post:

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin nacional Lushnje-Berat, ku tre automjete janë përfshirë në përplasje në afërsi të Kashtbardhës.

Sipas informacioneve paraprake, dy prej automjeteve janë përplasur kokë më kokë, ndërsa drejtuesit e tyre kanë marrë plagë të rënda. Të dy janë transportuar në spitalin e Lushnjes për të marrë ndihmë mjekësore.

Drejtuesja e automjetit tip “Fiat”, një prej mjeteve të përfshira në aksident, ka deklaruar se një automjet tip “Benz” po e parakalonte në korsinë me drejtim Lushnjen, kur është përplasur kokë më kokë me një automjet tip “Ford” që vinte përballë.

Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Berat, përplasen tre

Nga forca e përplasjes, automjeti “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Policia e Lushnjes ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bllokuar qarkullimin në këtë segment rrugor, ndërsa po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të dinamikës dhe shkaqeve të aksidentit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë. Sipas raportimve një automjet...

Durrësi nuk zbrazet nga turistët as në fund të tetorit, Muzeu i hapur rrit interesin për historinë

Edhe pse tetori po mbyllet, turistët vijojnë të jenë të shumtë në rrugët e Durrësit, duke shijuar qytetin,...

Erjon Vishkulli i plagosur në protestë: “Nuk jam vetëm”

Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestave në Tiranë,...

Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, shqetësim për të drejtat e shqiptarëve

Pasojat e pasivizimit të adresave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc mbeten në fokusin e një hulumtimi të publicistit...