Ngërçi me pagat e gjyqësorit, Çfarë po ndodh në Gjykatën e Durrësit

Date:

Share post:

Ngërçi i krijuar lidhur me pagat e magjistratëve ka sjellë tensione në sistemin gjyqësor, duke ndikuar edhe në veprimtarinë e Gjykatës së Durrësit.

Sot, veprimtaria gjyqësore në këtë gjykatë vijon vetëm për çështjet urgjente. Konkretisht, po zhvillohen seancat për caktimin e masave të sigurimit, lëshimin e urdhrave të menjëhershëm të mbrojtjes, si dhe çështje të tjera të ngutshme.

Ndërkohë, për çështjet e tjera, gjyqtarët e Gjykatës së Durrësit janë sot pjesëmarrës në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), në kuadër të situatës së krijuar në sistemin e drejtësisë.

Për pasojë, gjykimi i çështjeve që nuk konsiderohen urgjente është aktualisht i pezulluar, ndërsa pritet që mbledhja e gjyqtarëve dhe diskutimet në KLGJ të sjellin zhvillime të reja lidhur me situatën.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, shqetësim për të drejtat e shqiptarëve

Pasojat e pasivizimit të adresave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc mbeten në fokusin e një hulumtimi të publicistit...

Fier/Arrestohet skifteri 30-vjeçar, vodhi në 4 biznese

Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar për katër vjedhje me thyerje...

Dhunoi bashkëshorten për vdekje, arrestohet pas 4 vitesh 38-vjeçari

Pas më shumë se katër vitesh, është vënë në pranga 38-vjeçari i akuzuar për vdekjen e bashkëshortes së...

Zjarri shkrumbon magazinën në Gjirokastër, shpëtojnë pallatet pranë saj

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu natën e kaluar një magazinë në Gjirokastër, duke e shkrumbuar plotësisht....