Lëvizjet në qeveri/ Lamallari largohet nga e Brendshmja, Demo merr drejtimin

Date:

Share post:

Vjeshta nis me ndryshime të reja në qeveri. Pas largimit të ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, dhe emërimit të Klodiana Spahiut, kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër lëvizje në kabinet.

Besfort Lamallari largohet nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme, ndërsa në vend të tij emërohet Ervin Demo. Ky i fundit do të ketë në përgjegjësi edhe çështjet e pushtetit vendor, pasi Rama ka njoftuar bashkimin e Ministrisë së Brendshme me atë të Pushtetit Vendor. 

Lamallari u bë pjesë e kabinetit qeveritar më 11 shtator 2025, në nisje të mandatit të katërt të qeverisë Rama, kur mori drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë. Pas ristrukturimit të kabinetit më 26 shkurt, ai u zhvendos në krye të Ministrisë së Brendshme, një institucion ku kishte shërbyer më herët për disa vite si zëvendësministër.

Largimi i Lamallarit vjen pikërisht një vit pas emërimit të tij të parë si ministër. Ai nuk do të mbajë më një post në kabinetin qeveritar, por do të vijojë të jetë pjesë e ekipit të kryeministrit në Kryeministri.

Në fjalën e tij pas ndryshimit, Lamallari falënderoi kryeministrin Rama për besimin e dhënë ndër vite, duke e cilësuar përvojën në qeveri si një periudhë të rëndësishme të zhvillimit të tij profesional.

“Faleminderit shumë kryeministër për besimin në këto 10 vite. Do të thoja se jam rritur profesionalisht. Pjesa e kthimit në shtëpinë time ka qenë një përvojë dhe një privilegj i madh. Ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme dhe jam munduar që të mos ju zhgënjej. Është kënaqësi dhe nder të jem në krahun tuaj për të gjitha punët që e presin Shqipërinë”, u shpreh Lamallari.

Largimi i tij nga Ministria e Brendshme ishte përfolur që gjatë muajve të verës. Ndërkohë, ndryshimet e fundit në qeveri rikthejnë vëmendjen te ekzekutivi dhe ndikimi i protestave, nëse ky do të jetë vetëm fillimi i një riformatimi më të gjerë të kabinetit.

Vjeshta sapo ka nisur dhe mbetet për t’u parë nëse do të sjellë edhe lëvizje të tjera në qeverinë Rama.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ishte duke punuar në një shtyllë tensioni, humb jetën elektricisti në Marglliç te Patosit

Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Marglliç të Patosit. Ai ishte duke punuar në një shtyllë elektrike,...

Dea e Butrintit kthehet në shtëpi, Gonxhja: Dëshmi e jashtëzakonshme e trashëgimisë sonë”. Po fati i “Bukuroshes” në Durrës?

Dea e Butrintit rikthehet në vendin ku u zbulua. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë,...

Gara për kreun e Gjykatës së Lartë/ Mbyllet afati, Ilir Panda kandidati i vetëm

-Ilir Panda është kandidati i vetëm në garën për kreun e Gjykatës së Lartë. Pjesë e kësaj gjykate...

Pas një mijë vjetësh, kronika e pushtimit norman kthehet në Angli

British Museum hap sot, më 10 shtator, ekspozitën e Tapicerisë së Bayeux, e cila kthehet në Angli për...