Kufizohen shërbimet në Seksionin Civil të Gjykatës së Durrësit, sporteli me orar të reduktuar

Date:

Share post:

Situata e krijuar nga mosmarrja e pagave në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës vijon të ndikojë në funksionimin e administratës gjyqësore, për shkak të mospagimit të pagave.

Në një njoftim të administratës së Seksionit Civil bëhet me dije se shërbimet do të vijojnë të ofrohen me kufizime. Sporteli i shërbimeve për qytetarët do të jetë në funksion vetëm në fashën orare 11:00–12:30.

Megjithatë, ky kufizim nuk do të ndikojë në zhvillimin e seancave gjyqësore. Sipas njoftimit, seancat do të vijojnë të zhvillohen normalisht, në përputhje me planifikimin e përcaktuar.

Kufizimi i shërbimeve vjen në një situatë tensioni në sistemin gjyqësor, të lidhur me problematikat e pagesave të magjistratëve dhe administratës gjyqësore.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Turqi/Arrestohet drejtuesi i Bursës së Stambollit, për transaksione të dyshimta

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës...

Tmerr në Malësinë e Madhe/ Gjermani sulmon me thikë dy policë pasi tentoi të digjte një makinë me benzinë

Një incident i pazakontë dhe me përmasa të rrezikshme ka alarmuar pasditen e sotme autoritetet e Shkodrës dhe...

Dogana gjermane bllokon pakon drejt Shqipërisë, qeni nuhatës zbulon 32 lëkura pitoni të kontrabanduara

Një dërgesë e nisur nga Indonezia dhe me destinacion Shqipërinë është sekuestruar në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, pasi...

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë. Sipas raportimve një automjet...