Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Walker: Ditë e kobshme. Ku ishte BE-ja kur serbët dhunonin shqiptarët?

Date:

Share post:

Pas dënimit me 81 vite burg të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, në një prononcim për Klan Kosova, diplomati amerikan William Walker e cilësoi vendimin një ditë të kobshme për Kosovën dhe kujtoi se sipas tij Bashkimi Europian u mjaftua me deklarata dhe nuk ndërmori veprime konkrete për të ndalur dhunën dhe keqtrajtimin e shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe, përpara ndërhyrjes së NATO-s.

“Dua ta pyes Bashkimin Evropian, ku ishit para se lufta të niste kur serbët i keqtrajtuan në format më mizore kosovarët. Përpos deklaratave, asgjë më serioze. Ju desh NATO-s, Albrightit e Clarkut që të angazhohen seriozisht”, u shpreh Walker.

Walker kritikoi edhe procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Ai tha se vendimi e ka trishtuar dhe shprehu shqetësimin se mund të ndikojë në mënyrën se si Kosova do të shihet nga ndërkombëtarët.

“Kishte dhunime, trajtime mizore. Ata po mundohen që përmes gjyqtarëve e avokatëve që s’dinë asgjë për Kosovën t’i gjykojnë liderët e UÇK. Ditë e kobshme dhe shumë e rëndë, u mërzita shumë me vendimin”, vijoi ai.

Katër ish-krerët e UÇK-së u shpallën fajtorë për krime lufte, ndërsa u rrëzuan akuzat për krime kundër njerëzimit. Mbrojtësit ligjorë dhe familjarët e tyre kanë njoftuar se do ta apelojnë vendimin.

spot_img

Artikuj të lidhur

Operacioni “Gold”/ Arrestohet 30-vjeçari me lingota floriri në makinë luksi

Një 30-vjeçar është arrestuar në Roskovec gjatë operacionit policor të koduar “Gold”, pasi në automjetin e tij “Porsche...

Tiranë/Tezja dhe kushëriri abuzojnë seksualisht me 12-vjeçaren

Një 29-vjecar dhe një grua 32-vjecare, përfunduan në pranga dy ditë më parë pasi akuzohen për marrëdhënie seksuale...

Fier/Arrestohet ish-kreu i Kadastrës dhe një biznesmen ndërtimi, dyshohet se falsifikuan dokumente pronësie

Ish-kreu i Kadastrës Fier, Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko janë arrestuar nga Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Fierit. Burime...

Haga dha verdiktin, Kosova në protestë: Çfarë pritet tani për Thaçin dhe tre ish-krerët e UÇK-së?

25 vite për Hashim Thaçin, 25 për Jakup Krasniqin, 18 për Kadri Veselin dhe 13 për Rexhep Selimin....