Një 30-vjeçar është arrestuar në Roskovec gjatë operacionit policor të koduar “Gold”, pasi në automjetin e tij “Porsche Cayenne” policia gjeti 9 monedha dhe 4 lingota floriri, 4 mijë euro dhe 93 mijë lekë, për të cilat nuk dispononte dokumentacion mbi origjinën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike në bashkëpunim me forcat Operacionale dhe “Shqiponja”, ndaluan për kontroll automjetin që drejtohej nga shtetasi A. B., 30 vjeç, banues në Roskovec.
Kontrolli u krye në kuadër të planit të posaçëm të masave ndaj automjeteve të luksit, me qëllim verifikimin e burimit të parave me të cilat janë blerë.
Gjatë kontrollit të “Porsche Cayenne”, policia gjeti 9 monedha floriri, 4 lingota floriri, 4 mijë euro dhe 93 mijë lekë. 30-vjeçari nuk dispononte dokumentacion për origjinën ose burimin e sendeve me vlerë dhe të parave. Kontrollet vijuan në banesën e tij, ku policia gjeti një leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.
Policia sekuestroi floririn, paratë dhe automjetin, ndërsa arrestoi 30-vjeçarin për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
“Tansportonte me automjet “Porsche Cayenne”, 13 lingota dhe monedha floriri, të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet 30-vjeçari. Nga kontrollet e mëtejshme, në automjet iu gjetën edhe 4000 euro dhe 93 000 lekë, ndërsa në banesë iu gjet leje drejtimi false. Sekuestrohen sendet dhe automjeti.
Në zbatim të planit të posaçëm të masave për kryerje të kontrolleve ndaj automjeteve të luksit, me qëllim verifikimin e burimit të parave me të cilat janë blerë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me shërbimet e forcave Operacionale dhe “Shqiponja”, ndaluan për verifikim, një automjet tip “Porsche Cayenne”, me drejtues shtetasin A. B., 30 vjeç, banues në Roskovec.
Gjatë kontrollit në automjet, të kryer në vijim të operacionit të koduar “Gold”, u gjetën 9 monedha floriri, 4 lingota floriri, 4000 euro dhe 93 000 lekë. 30-vjeçari nuk dispononte asnjë dokumentacion për origjinën/burimin e sendeve me vlerë dhe as parave.
Më tej, u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjet një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar. Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, 30-vjeçari u arrestua për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.-njofton policia.


