Dosja Agasi/Kryetarja e SHISH-it nën akuzë, kontrolle dhe në shtëpinë e kryepolicit Ilir Proda

Date:

Share post:

GJKKO ka vendosur masën e sigurisë së arrestit në shtëpi si dhe ka pezulluar nga detyra Vlora Hysenin, drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit. SPAK po zhvillon kontrolle në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Veprimet në kuadër të hetimeve për Ergys Agasin, fraksion i dosjes AKSHI. GJKKO ka vendosur masën e sigurisë së arrestit në shtëpi si dhe ka pezulluar nga detyra Vlora Hysenin, drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit. Ajo dyshohet për dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.

Akuzat mësohet se u ngritën pas këqyrjes së celularëve që iu sekeustruan Ergys Agasit.

Kontrolle po bëhen nga SPAK në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, si dhe banesa të disa zyrtarëve të tjerë të policisë.

Përveç arrestit në shtëpi dhe pezullimit nga detyra të vendosur ndaj Vlora Hysenit nga GJKKO, janë ekzekutuar 2 masa të tjera për dy ekspertë kriminalistë të policisë, njëri në Tiranë e tjetri në Durrës.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Raporti/ UNICEF: 1 në 4 fëmijë në shqipëri në kushte varfërie! 47.5% të mitur disiplinim të dhunshëm nga kujdestarët

Në Shqipëri, 26.6% e fëmijëve janë të rrezikuar nga varfëria. Në raportin e UNICEF thuhet se 40.5% e...

Hoteli me pushues/ Sekuestrohet Central Park Premium dhe një objekt tjetër në Ksamil, u ndërtuan pa leje

Dy objekte paleje të ndërtuara si godina hotelerie janë sekuestruar në Ksamil ndërsa ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest...

Gazetarja e Durrësit denoncon presionin policor, reagon Unioni i Gazetarëve

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Dega Durrës, ka reaguar pas denoncimit të gazetares së Syri TV, Albana Aliaj, për...

I arrestuari Embro Sulejmani ka zhdukur DVR-në e kamerave të lokalit ku ka qëndruar Gys Agasi me shokët

Embro Sulejmani një nga të arrestuarit e SPAK në Durrës punonte si administrator në një lokal në bllokun...