Ish-kreu i SHISH nën akuzë se ndihmoi Agasin me të dhëna sekrete, Begaj do të mbledhë Këshillin e Sigurisë të hënën

Date:

Share post:

Pas vendimit të Gjykatës së Posacme për të lënë në ‘arrest shtëpie’ kreun e SHISH Vlora Hyseni presidenti Bajram Begaj do të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Mbledhja do të zhvillohet të hënën, kur edhe kryeministri Edi Rama të jetë kthyer nga SHBA.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 08:30, kur edhe kryeministri Edi Rama do të jetë kthyer nga SHBA, ndonëse opozita ka këmbëngulur që Begaj të thërrasë Këshillin, sapo doli lajmi se ndaj Hysenit ishte lëshuar masa e sigurisë arrest në shtëpi. Opozita thotë se është cënuar rëndë siguria kombëtare dhe ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Situatën e krijuar pas arrestimit të Hysenit, presidenti Begaj e diskutoi mesditën e sotme me tre zyrtarë të lartë të çështjes së sigurisë në vend. Ministri i Brendshëm Ervin Demo, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hitadhe drejtori i komanduar vetëm 2 ditë më parë në krye të SHISH, Elvis Lila ishin në Presidencë paraditen e kësaj të enjte.

Masa e arrestit në shtëpi ndaj Hysenit u la sot në fuqi nga GJKKO, e akuzuar për ‘zbulim të të dhënave sekrete’  dhe ‘përkrahje të autorit të krimit’ Ergys Agasit, i akuzuar si kreu i një grupi të strukturuar kriminal.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit Kombëtar

Bajram Begaj – President i Republikës, njëkohësisht kryetar i Këshillit

Niko Peleshi – Kryetar i Kuvendit

Edi Rama – Kryeministër

Ermal Nufi – Ministër i Mbrojtjes

Ferit Hoxha – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Toni Gogu – Ministër i Drejtësisë

Ervin Demo – Ministre e Punëve të Brendshme

Petrit Malaj – Ministër i Financave

Enea Karakaçi – Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Bledar Çuçi – Kryetar i komisionit parlamentar përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes

Gjenerallejtënant Arben Kingji – Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

Skënder Hita – Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Elvis Lila – Kreu i komanduar i SHISH

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, përplasen 3 makina; një i ri humb jetën, dy të tjerë në gjendje kritike

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë–Krujë, në afërsi të Kamberas,...

Melania Trump rrëfehet mbi marrëdhënien me të birin: “Është i lumtur që unë të merrem me punët e mia”

Melania Trump ka bërë një rrëfim të rrallë për marrëdhënien me djalin e saj, Barron Trump, duke lënë...

Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Belgjikë, do të vuajë dënimin me 10 vite burg

Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, do të ekstradohet nga Dubai në Belgjikë. Sipas medias belge “Gazet van Antëerpen”, ai...

Susan Sarandon arrestohet në protestën pranë OKB-së, mbi 100 të ndaluar

Protesta kundër vizitës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pranë selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork përfundoi...