Email kërcënues edhe në Durrës, mesazhe të ngjashme në disa qytete të vendit

Date:

Share post:

Një email kërcënues ka mbërritur në Gjykatën e Durrësit, ku pretendohej se brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes. Në mesazhin kërcënues thuhej: “Ju njoftojmë urgjentisht se brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes. Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit”.

Mesazhe të ngjashme kërcënuese janë raportuar edhe në Tiranë, Fier, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër, duke vënë në lëvizje strukturat përgjegjëse për sigurinë.

Një email kërcënues për vendosjen e një bombe ka mbërritur gjithashtu në Parlamentin shqiptar. Pas marrjes së mesazhit, njësitë anti-eksploziv dhe anti-terror kanë shkuar menjëherë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku zhvillohen mbledhjet e komisioneve parlamentare, dhe kanë kryer kontrollet e nevojshme. Sipas informacionit të bërë të ditur, për ditën e sotme nuk ishin parashikuar mbledhje të komisioneve.

Sipas verifikimeve paraprake të Policisë së Shtetit, mesazhet kërcënuese dyshohet se janë dërguar nga një adresë elektronike që i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite.
Policia sqaron se mënyra e dërgimit të mesazheve ka ngjashmëri me raste të tjera, kur për kërcënime të ngjashme janë përdorur adresa elektronike të vjedhura nga institucione arsimore jashtë vendit.

Hetimet dhe verifikimet përkatëse synojnë të sqarojnë origjinën e mesazheve dhe të identifikojnë personat përgjegjës, ndërsa autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme për garantimin e sigurisë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...