Sulmi te Gjykata e Apelit, në pranga 5 protestues, mes tyre edhe një i mitur! 15 në kërkim

Date:

Share post:

5 protestues janë vënë në pranga për sulmet ndaj Gjykatës së Apelit, ndërsa 15 të tjerë janë në kërkim. 5 të arrestuarit janë të moshave 20-37 vjeç, si dhe një i mitur 16 vjeç.

Policia i ka sekuestruar të miturit edhe disa lëndë piroteknike. Gjatë sulmit, protestuesit thyen e shkatërruan xhamat, si dhe shkaktuan disa dëme brenda ambienteve të gjykatës. 

Sot gjithashtu u arrestua edhe 23-vjeçari Orges Male, i cili u kap duke u shitur protestuesve 30 llastiqe gjuetie me sfera metalike. Ndër të tjera, të riut iu gjetën 239 dronë, 75 llastiqe gjuetie, një sasi të konsiderueshme me sfera metalike dhe 44 celularë. Po ashtu, 23-vjeçarit iu kapën drynë elektronike me GPS, syze me videoregjistrues, 7 pajisje me bluetooth për automjete, 8 çanta me hapeje me gjurmë gishtash.

Njoftimi i policisë:

Dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e godinës së Gjykatës së Apelit, vihen në pranga 5 shtetas, shpallen në kërkim 15 të tjerë.

Sekuestrohet një sasi lëndësh piroteknike. 

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera përgjatë tubimit të sotëm, te Gjykata e Apelit, u identifikuan 20 shtetas që dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e këtij institucioni.

Në vijim, u arrestuan 5 prej tyre, konkretisht shtetasit: A. P., 37 vjeç, S. R., 32 vjeç, L. D., 20 vjeç, P. P., 24 vjeç dhe një i mitur 16 vjeç.

16-vjeçarit, gjatë kontrollit, iu gjetën lëndë piroteknike.

Gjithashtu, u shpallën kërkim 15 shtetas të tjerë. Punohet për kapjen e tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...