Në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, studentët kanë shkruar me bojë të zezë slogane që shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj situatës në universitet dhe konkretisht qëndrimit të pedagogëve që nuk janë shprehur hapur pro protestës.
“Ne kërkojmë të drejtat tona” dhe “Turp për pedagogët që nuk mbështesin” janë mesazhet e shkruara në muret e korridoreve, duke e zhvendosur protestën edhe në hapësirat e brendshme të institucionit.
Shkrimet vijnë në një kohë kur studentët e Durrësit vijojnë të pakët në numër protestat, duke ngritur shqetësime për kushtet, mungesën e akomodimit, cilësinë e arsimit dhe problematikat që, sipas tyre, kërkojnë zgjidhje.
Ndërsa kërkesat e studentëve kanë dalë në rrugë dhe para institucioneve, këtë herë pakënaqësia është shprehur edhe përmes mbishkrimeve në muret e universitetit. Në Durrës protesta ka qenë e tkurrur, pas ditës së parë të enjten e kaluar. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim zyrtar nga drejtuesit e UAMD-së për mesazhet në ambientet e godinës.


©ZëriOnline


