Sulmet ndaj bankave, Guvernatori Sejko: Depozitat e qytetarëve janë të sigurta

Date:

Share post:

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e sistemit bankar, ku ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit financiar, pavarësisht situatës së tensionuar të ditëve të fundit në vend.

Gjatë fjalës së tij, Sejko deklaroi se sistemi bankar përbën një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare dhe se aktiviteti i tij duhet të vijojë pa ndërprerje, në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve.

Ai garantoi se depozitat e qytetarëve mbeten të sigurta, ndërsa paralajmëroi se çdo cenim i funksionimit të bankave mund të sjellë pasoja për aktivitetin ekonomik dhe jetën e përditshme.

“Sistemi bankar është një shtyllë kurrizore e ekonomisë Shqiptare, që duhet të vazhdojnë aktivitetin normalisht, pa u cenuar. Pavarësisht tensionit dhe presionit, depozitat e qytetarëve janë të sigurta.

Sistemi bankar është në funksion të biznesit dhe qytetarëve. Cenimi i tyre krijon problematika që kanë të bëjnë me veprimtarinë e të gjithëve që jetojnë në Republikën e Shqipërisë.

Unë ju falënderoj, garantoj kryeministrin, qytetarët, e bizneset, Banka e Shqipërisë do të vazhdojë operimin siç ka vazhduar deri më tani. Do të donim të koordinomin sa më mirë punën, që të mos cenohen aktivitetet”, tha Sejko.

Guvernatori kërkoi gjithashtu bashkëpunim dhe koordinim mes institucioneve dhe drejtuesve të bankave, me qëllim garantimin e vijimësisë së shërbimeve financiare dhe shmangien e ndërprerjeve në aktivitetin e tyre.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...