Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Kolonjës, ku dy bashkëshortë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00, kur një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga, duke u përplasur me barrierat metalike të sigurisë. Pas përplasjes, mjeti ka kapërcyer barrierat dhe ka përfunduar në një kanal, rreth pesë metra poshtë urës.
Për nxjerrjen e dy bashkëshortëve nga automjeti është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Lushnjës, të cilat, në bashkëpunim me personelin e urgjencës mjekësore, kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre.

Rrethrrotullimi i Kolonjës konsiderohet një nga segmentet problematike të aksit Fier-Lushnjë, ku edhe më parë janë regjistruar aksidente të rënda, disa prej tyre me pasoja fatale.
©ZëriOnline