Vlorë/Reshjet e dendura të shiut rikthejnë përmbytjet

Date:

Share post:

Reshjet e shiut që përfshin mbrëmë vendin bën që disa prej rrugëve të Vlorës të përballeshin me prezencë të shtuar të ujit. Situata problematike u konstatua në disa zona të qytetit, përfshirë lagjen “Pavarësia”, zonën pranë “Albano dhe Romina”, bibliotekës “Shefqet Musaraj”, lagjen “Muradie”, zonën historike, lagjen “28 Nëntori” dhe bulevardin “Ismail Qemali”.

Në disa prej këtyre akseve, niveli i ujit arriti deri në 40 centimetra, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.

Një nga problematikat kryesore lidhet me hidrovorin e qytetit, i cili, për shkak të punimeve të restaurimit, nuk po funksionon me të katër pompat. Kjo situatë ngre pikëpyetje mbi kapacitetin e sistemit për të përballuar largimin e ujërave gjatë reshjeve.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...