Qyteti i Vlorës po përballet me ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, për shkak të një defekti të rëndë në tubacionin kryesor të rrjetit të shpërndarjes.
Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizimeve ka njoftuar se avaria ka prekur tubacionin me diametër 700 milimetra, duke shkaktuar ndërprerjen e furnizimit në të gjithë qytetin.
Sipas njoftimit, rikthimi i ujit të pijshëm varet nga riparimi i plotë i tubacionit të dëmtuar.
Ende nuk ka një afat të përcaktuar për zgjidhjen e problemit dhe normalizimin e furnizimit me ujë.
Banorët e Vlorës do të vijojnë të jenë pa furnizim deri në përfundimin e riparimit të defektit.
©ZëriOnline


