Gjilan/65-vjeçari dyshohet se vrau djalin 27-vjeçar dhe nipin foshnjë

Date:

Share post:

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku mëngjesin e sotëm u gjetën të pajetë një 27-vjeçar dhe një foshnjë. Policia e Kosovës ka arrestuar një 65-vjeçar, i cili dyshohet se ka vrarë djalin dhe nipin e tij.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, ngjarja u zbulua sot, rreth orës 08:47, pas një telefonate që njoftonte për dy trupa të pajetë brenda një banese.

Në vendngjarje mbërritën njësitë policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi i Emergjencës. Mjeku konstatoi se 27-vjeçari, i lindur në vitin 1999, dhe foshnja nuk kishin shenja jete.

Nga hetimet e para, policia dyshon se krimi ka ndodhur brenda familjes. Në lidhje me ngjarjen, autoritetet arrestuan 65-vjeçarin, ndërsa prokurori urdhëroi ndalimin e tij për 48 orë.

Policia po e heton ngjarjen si “Vrasje e rëndë”, ndërsa ende nuk ka bërë të ditur motivin apo rrethanat konkrete në të cilat humbën jetën dy viktimat.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.

spot_img

Artikuj të lidhur

Tragjike në Shkodër, makina del nga rruga dhe përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është...

Tragjedia hekurudhore në Spanjë i merr jetën edhe kompozitores së njohur Marisa Manchado

Fituesja e Çmimit Kombëtar të Muzikës 2024 udhëtonte drejt Seviljes për një aktivitet kushtuar krijimtarisë së saj. Bilanci...

Vrau në Selanik Spartak Dervishin, arrestohet e 26-vjeçari shqiptar

Policia greke ka arrestuar 26-vjeçarin shqiptar Romarjo Tahiraj, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Spartak Dervishit...

Kosovë/Gjenden pa jetë një 27-vjeçar dhe një foshnjë

Një 27-vjeçar dhe një foshnjë janë gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës, 1 nëntor, brenda një...