Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për ish-kreun e SHISH Vlora Hyseni

Date:

Share post:

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Vendimi u dha këtë të mërkurë, duke hedhur poshtë kërkesën e saj për një masë më të butë sigurie. Ajo akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për dy vepra penale, konkretisht për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t.

Vlora Hyseni dyshohet se ka ndihmuar nga arratia me informacione sekrete shtetërore ish-kreun e AKM, biznesmenin Ergys Agasi, i cili u arrestua më 26 gusht i dyshuar si kreu një grupi të strukturuar kriminal në aferën e AKSHI-t. Sipas SPAK, ish-drejtuesja e SHISH ka shërbyer në ndihmë të krimit të organizuar.

Në kuadër të hetimit, janë dhënë masat e sigurisë “arrest me burg” edhe për shefin e laboratorit shkencor të policisë në Tiranë Fatjon Kalluci dhe punonjësin e një biznesi në Durrës.

Vlora Hyseni ka punuar për disa vite në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ku fillimisht kishte mbajtur postin e drejtoreshës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe më pas, nga viti 2019, atë të zëvendësdrejtoreshës. Në mesin e vitit 2021, ajo u shkarkua nga detyra nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Presidenti Bajram Begaj e dekretoi Vlora Hysenin në krye të SHISH-it më 3 prill 2023, rreth dy javë pas propozimit të kryeministrit Rama. Pas më shumë se tre vitesh në krye të SHISH, Vlora Hyseni po përballet me akuzat e SPAK.

spot_img

Artikuj të lidhur

E vrau “ariu”/ Detaje të reja për vdekjen e Urim Fikut në Bulqizë, i biri mbahet në polici

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku në Bulqizë, ngjarje e cila fillimisht...

Aksidenti te Ura e Dajlanit rëndon trafikun në mbikalim

Qarkullimi i automjeteve në hyrje të Durrësit është vështirësuar për shkak të një aksidenti rrugor të ndodhur në...

Bllokuan rrugët gjatë tubimit në Tiranë, policia gjobit 36 protestues

Policia e Tiranës ka vendosur 36 gjoba ndaj pjesëmarrësve në protestën e një dite më parë, të cilët...

Lezhë/ Operacioni “Impuls”, arrestohet 18-vjeçari, policia sekuestron dhjetëra doza kanabis

Një 18-vjeçar, i identifikuar si Klevis Paplekaj është arrestuar në Lezhë, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike Cannabis...