Qamile Marra, 117-vjeçarja shqiptare që mund të jetë njeriu më i moshuar në botë

Date:

Share post:

Një shqiptare 117-vjeçare mund të jetë personi më i moshuar në botë. Bëhet fjalë për Qamile Marrën, nga fshati Ferras i Kuçovës, historia e së cilës është bërë pjesë e një materiali të BBC-së, duke tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.

Sipas dokumenteve të familjes, Qamile Marra ka lindur më 19 gusht 1909. Nëse mosha e saj konfirmohet zyrtarisht, ajo do të ishte dy ditë më e madhe se britanikja Ethel Caterham, aktualisht e njohur si personi më i moshuar në botë.

Jeta e saj përfshin më shumë se një shekull histori. Ajo ka lindur në kohën e Perandorisë Osmane dhe ka përjetuar dy luftëra botërore, periudhën e monarkisë, diktaturën komuniste dhe tranzicionin e Shqipërisë.

Në materialin e BBC-së, 117-vjeçarja ndan edhe mënyrën se si e sheh jetën, me gjithë vështirësitë dhe humbjet që sjell kalimi i kohës.

“Ka shumë gjëra në jetë. Shumë momente të hidhura, por edhe të lumtura”, shprehet ajo.

Pavarësisht moshës së jashtëzakonshme, Marra ruan një pjesë të rutinës së saj të përditshme. Zgjohet herët, kujdeset për lulet dhe oborrin, ushqen pulat dhe shëtit në pemishten pranë shtëpisë. Sipas familjarëve, ajo gëzon shëndet të mirë dhe nuk ka pasur nevojë për përdorim të rregullt të ilaçeve.

Ajo ka sjellë në jetë 7 fëmijë dhe ka parë të rriten 5 breza të familjes. Bashkëshortin e humbi 36 vite më parë, ndërsa sot jeton mes kujdesit të familjarëve dhe vizitave të njerëzve që kanë nisur ta kërkojnë pas publikimit të historisë së saj.

Për jetëgjatësinë, Qamile Marra nuk jep ndonjë formulë të veçantë. Përgjigjja e saj është e thjeshtë:

“Njeriu jeton aq sa ia ka caktuar Zoti”.

Mosha e saj, megjithatë, mbetet për t’u verifikuar nga organizatat ndërkombëtare që dokumentojnë rekordet e jetëgjatësisë. Deri atëherë, Qamile Marra mbetet shqiptarja që mund të jetë vetëm dy ditë larg rekordit botëror.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pse u transferua Veliaj nga burgu i Durrësit në Fier? Drejtoresha e Burgjeve, Sadleva Bodo jep sqarimin, por…

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, ka dhënë shpjegime në Komisionin për Çështjet e Brendshme lidhur me...

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg Bledar Bakaj

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 52-vjeçarin Bledar Bakaj, dajën e deputetes...

SPAK zgjeron hetimet për Vlora Hysenin

Ish-drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, është nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash. SPAK e ka regjistruar procedimin...

Operacioni “Gjuetari i bankave” dhe “Fly” në Tiranë, policia jep detaje

Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar, të dyshuar si autor të dy grabitjeve me armë në dy...