Shkodër/Sekuestrohen 77 kg kanabis , në pranga dy vëllezër

Date:

Share post:

Policia e Shkodrës ka sekuestruar 77 kg kanabis pas një operacioni antidrogë.

Në pranga kanë rënë dy vëllezër 

Njoftimi i policisë

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të operacionit të koduar “Polinomi”, u finalizua operacioni i koduar “Polinomi 2”.  Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:  

-Gj. Sh., 49 vjeç, banues në fshatin Abat dhe K. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re (vëllezër), si dhe u shpall në kërkim djali i 57-vjeçarit, shtetasi K. Sh., 24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re. 

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesën e 49-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 57-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 66.8 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në thasë, 1 armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, 1 pushkë pneumatike, municion luftarak për armë zjarri dhe armë gjahu, aksesorë armësh, 1 shkop metalik, 2 radio marrëse-dhënëse, 1 peshore elektronike dhe 3 pajisje optike (2 kamera dhe 1 monokular).           

Vijon puna për kapjen e 24-vjeçarit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale.   

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Artikuj të lidhur

Andrea Shllaku emërohet drejtor i Autoritetit Portual Durrës, pas dorëheqjes së Liburn Aliut

Andrea Shllaku është emëruar drejtor i ri i Autoritetit Portual Durrës, duke zëvendësuar në këtë detyrë Liburn Aliun,...

Mesazhe mashtruese në emër të DPSHTRR, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike apel qytetarëve: Mos jepni të dhëna personale apo bankare

Qytetarët në Shqipëri po përballen me një tjetër formë mashtrimi online, përmes mesazheve SMS që pretendojnë se dërgohen...

Amfiteatri i Durrësit i nënshtrohet restaurimit, punimet i besohen kompanisë AD-STAR

Pas më shumë se dy dekadash, Amfiteatri i Durrësit po i nënshtrohet një ndërhyrjeje restauruese. Prej disa ditësh,...

Pse u transferua Veliaj nga burgu i Durrësit në Fier? Drejtoresha e Burgjeve, Sadleva Bodo jep sqarimin, por…

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, ka dhënë shpjegime në Komisionin për Çështjet e Brendshme lidhur me...