SPAK ka mbyllur hetimet për grupin kriminal të mashtrimit me mikrokreditë dhe ka dërguar për gjykim 16 persona, si edhe 4 shoqëri. Përmes skemave mashtruese të mikrokredive, ky grup kriminal ka zhvatur mijëra qytetarë përmes rifinancimeve me kushte të disfavorshme të kredive të vjetra ose përmes shantazhit, duke i bllokuar pronat e luajtshme dhe të paluajtshme.
Mes të dërguarve për gjykim janë edhe dy ‘kokat’ e grupit, Elda Ibro dhe Arben Meksuti. Ndërsa Prokuroria kishte identifikuar si drejtues të grupit edhe Olsi Ibron, bashkëshorti i Elda Ibros, por ai humbi jetën pasi u hodh nga një pallat në muajin korrik të vitit 2024. SPAK thotë se hetimet kanë konkluduar se shoqëritë e përfshira në këtë skemë kanë vepruar si një entitet i vetëm, duke pasur karakteristika të qarta të një grupi të strukturuar kriminal.

16 të pandehurit dhe shoqëritë “Micro Credit Albania” sh.p.k., “ADCA” sh.p.k., “Final” sh.p.k. dhe “TDR Group” ushtronin aktivitet në të njëjtin ambient, përdornin të njëjtin sistem kompjuterik, ndanin burime monetare, personel dhe ndihmonin njëra-tjetrën në mënyrë të qëllimshme për të zhvatur qytetarët. Në pamje të jashtme, këto kompani dukeshin se operonin për mbledhjen e detyrimeve të cilësuara si “kredi të këqija”, por në thelb, aktiviteti i tyre kishte vetëm një qëllim të qartë: pasurimin e paligjshëm në dëm të qytetarëve.
“Këto shoqëri ushtronin aktivitetin në të njëjtin vend, përdornin të njëjtin sistem kompjuterik apo softe kompjuterike, të krijuara në funksion të kryerjes së veprës penale, Financonin me burime monetare reciprokisht njëri-tjetrin, punonjësit e tyre kalonin sa në një shoqëri në tjetrën dhe kryenin veprimtarinë e tyre, në dukje për mbledhjen e detyrimeve të cilësuara si kredi të këqija, por me qëllimin e qartë kriminal, të pasurimit të paligjshëm, në dëm të një numri shumë të lartë qytetarësh. Qëllimi i tyre u bë i qartë prej momentit të krijimit të këtij aktiviteti, i cili ka zgjatur më shumë se 9 vite”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Të pandehurit dhe akuzat:
Arben Meskuti, i akuzuar për: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Elda Ibro, e akuzuar për: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
Alban Kote, i akuzuar për : “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Aldo Daka, i akuzuar për: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Albert Gega, i akuzuar për: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
Andis Gjoka, i akuzuar për: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Vasil Bakallbashi, i akuzuar për: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Yliana Sejfo, e akuzuar për: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Indrit Çuberi, i akuzuar për: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Rigels Bejko, i akuzuar për: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Altin Vako, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, në rolin e ekzekutorit, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Helidon Xhindi, i akuzuar për: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Fatos Alimadhi, i akuzuar për: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Lefter Canaj, i akuzuar për: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Roland Deda i akuzuar për: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Endri Myftari, i akuzuar për: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Personi juridik “Micro Credit Albania” sh.pk., akuzuar për: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Personi juridik “ADCA” sh.p.k., akuzuar për : “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Personi juridik “Final” sh.p.k., akuzuar për: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikimi i dokumentave”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
“Zyra e Përmbarimit Privat TDR Group”, akuzuar për: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
©️zërionline


