Një vrasje që lë pas më shumë pyetje se përgjigje. Çfarë fshihet pas ngjarjes së rëndë në Frashër?

Date:

Share post:

Ngjarja e rëndë që ka tronditur opinionin publik në Fier, ku një 26-vjeçare dyshohet se vrau të atin me mjet shtrëngues, çoi në pranga dhe nënën e saj. Ajo u arrestua për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Por ndërsa hetimet vijojnë dhe policia përpiqet të zbardhë të gjitha rrethanat, rasti ngre një sërë pikëpyetjesh të thella që tejkalojnë kronikën klasike të një krimi në familje.

Cili është motivi i vërtetë i kësaj vrasjeje? Përse pasi mbyti të atin vajza e dhunoi më tej trupin e tij në mënyrë poshtëruese, duke dëmtuar organet gjenitale? A ishte ky një akt i verbër agresioni, një formë hakmarrjeje, apo diçka më shumë? Deri më tani, e reja nuk ka dhënë një shpjegim të qartë për këtë veprim shtesë pas vrasjes, ndërsa vetë ka mohuar të jetë ngacmuar seksualisht nga babai, ndonëse njëra prej pistave që po hetohet lidhet pikërisht me një përvojë të mundshme abuzimi.

Nëse vërtet ka pasur një abuzim të tillë, përse vajza nuk flet? Nëse jo, çfarë shpjegimi ka akti i dhunës post mortem? Dhe më tej, përse nëna e saj bashkëpunoi për të fshehur krimin, duke tentuar të pastronte trupin dhe të simulonte një vdekje aksidentale? Ishte ky një bashkëpunim nënë-bijë për të mbrojtur një viktimë të gjatë dhune dhe poshtërimi, pak gjasa ka, apo një përpjekje e dëshpëruar për të shmangur pasojat ligjore?

Të afërm të familjes kanë pohuar se viktima, Anesti Rama, kishte shenja dhune në trup kur shkonte në punë, të cilat i justifikonte si incidente të zakonshme. A ishin këto shenja të dhunës së ushtruar nga bashkëshortja dhe vajza? Apo viktima fshihte një realitet më të errët, që e kishte kthyer familjen në një terren konfliktesh të zgjatura dhe të heshtura?

Për më tepër, profili i viktimës si një punëtor i thjeshtë në një fermë blegtorale, i përshkruar si njeri i heshtur, nuk përputhet lehtësisht me një figurë tiranike apo abuzuese, edhe pse kjo nuk e përjashton kategorikisht një të kaluar të errët.

Ngjarja në Frashër ngre më shumë dyshime se sa jep përgjigje. Dy gratë ndodhen tashmë përballë drejtësisë, por një mori pyetjesh mbeten ende të hapura.
A jemi përballë një vrasjeje për motive të dobëta, siç thuhet në informacionin zyrtar, apo një akt i dëshpëruar që fshihet pas dhunës dhe traumës së mbartur? Pse mungon një rrëfim i qartë dhe pse nënë e bijë vendosën të ndërhynin për të ndryshuar skenën e krimit?

Deri në përfundimin e plotë të hetimeve, kjo ngjarje mbetet një histori e errët, ku e vërteta rri pezull mes heshtjes, dhunës, turpit dhe frikës. Dhe pyetja që mbetet është se çfarë nuk po thuhet ende për vrasjen e Anesti Ramës?

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...

Një mësues humb jetën në rrugën e shkollës dhe harresës

Ai nuk ishte ushtar, por ra në krye të detyrës. Nuk kishte armë, por një çantë me ditarin...