“Mirë se erdhe në shtëpi!”, Kosova i jep shtetësinë këngëtares me famë botërore Dua Lipa

Date:

Share post:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një moment të veçantë me këngëtaren me famë botërore Dua Lipa, duke i dhënë asaj shtetësinë e Republikës së Kosovës me një dekret presidencial. “Mirë se erdhe në shtëpi, Dua!”, shkroi Osmani, duke e cilësuar këtë një nder të veçantë për vendin.

Në ceremoninë simbolike, Presidentja e quajti Dua Lipën një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e Kosovës. Ajo nënvizoi se lidhja mes artistes dhe vendit të saj ka qenë gjithmonë e fortë, dhe se Lipa ka qenë një ambasadore e jashtëzakonshme e kulturës kosovare në skenat më të mëdha të botës.

“Dua ka bërë histori me arritjet e saj, duke u shndërruar në frymëzim për miliona njerëz anekënd globit”, – theksoi Osmani, duke shprehur mirënjohje të thellë për ndikimin e artistes në promovimin e rinisë, artit dhe imazhit ndërkombëtar të Kosovës.

Dua Lipa, e lindur në Londër nga prindër kosovarë, e ka përfshirë gjithmonë Kosovën në rrëfimin e saj artistik, duke promovuar kulturën shqiptare përmes muzikës, stilit dhe angazhimeve publike. Dhënia e shtetësisë kosovare është përtej një akti formal, është një simbol krenarie kombëtare dhe mirënjohjeje për gjithçka që ajo përfaqëson.

Kosova, sot më shumë se kurrë, është krenare me Duan e saj.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...