Prangoset një shpërndarës droge në Durrës, i sekuestrohet kokainë

Date:

Share post:

Në qytetin bregdetar të Durrësit gjatë një operacioni antidrogë, të koduar “Il Punto”, u prangos një 43-vjeçar. I arrestuari J.Dhima dyshohet se është shpërndarës i kokainës në disa zona të qytetit dhe në plazh.
Sipas Policisë, operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Shërbimet policore ndërhynë në lagjen nr. 18, ku kapën në flagrancë shtetasin Jorgent Dhima, banues në lagjen nr. 7. Në automjetin e tij u gjetën doza kokainë gati për shitje, ndërsa gjatë kontrollit të banesës u sekuestruan edhe 250 gramë të tjerë të ndarë në disa qese, një peshore elektronike, tre aparate celularë dhe automjeti që përdorej për shpërndarjen e drogës.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Durrësit, ndërsa 43-vjeçari do të përballet me akuzën për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në Fier, përplasen dy makina, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Fier, pas përplasjes së dy automjeteve pranë Spitalit...

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1...

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...