Disa banesa të djegura në Finiq, në Synej të Rrogozhinës ndërhyhet me avion Canadair! Mbërrijnë në vend dy helikopterë ‘Black Hawk’ nga Emiratet e Bashkuara

Date:

Share post:

Vijon beteja me zjarret në vend. Për shuarjen e vatrës së zjarrit në fshatin Synej të Rrogozhinës është ndërhyrë me një avion Canadair të ardhur nga Kroacia. Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se avioni po operon që prej orëve të para të mëngjesit, ndërsa më herët njoftoi edhe mbërritjen në vend të dy helikopterëve ‘Black Hawk’ të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe’.

Në Poliçan, ku situata mbrëmjen e djeshme ishte kritike, sot është në kontroll. Mbrëmjen e së dielës zjarri mori shtrirje të gjerë, dhe i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, zbriti në kodrat e fshatrave Plirëz dhe Mbrakull. U evakuuan të moshuarit e azilit dhe 6 familje që ndodheshin afër zonës së rrezikut.

Ndërkohë nga zjarri në Finiq raportohet për disa banesa të djegura në fshatin Leshnicë e poshtme. Aktualisht, sipas raportimeve, zjarri vazhdon drejt Leshnicës së Sipërme.

Në Gramsh, në zonën pyjore të fshatit Sojnik, janë nisur edhe helikopterët e Forcës Ajrore çeke dhe asaj sllovake që operojnë nga Baza e Kuçovës.

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...