Vrasje e trefishtë në Gjilan, autori i dyshuar i njohur për fajde dhe lidhjet me politikanë

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot në mesditë qytetin e Gjilanit, ku tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një lokal në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Kosovës, ngjarja ndodhi rreth orës 12:32, kur i dyshuari Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij hapën zjarr ndaj disa personave në një kafene. Dy prej viktimave, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, babë e bir, ishin argjendarë të njohur në qytet. Fillimisht u raportua për dy të vdekur, por më vonë një nga të plagosurit, i identifikuar si dhëndri i familjes Hasani, ndërroi jetë në spital, duke e çuar bilancin në tre viktima. Një person tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në repartin e emergjencës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, konfirmoi se njësitet policore dhe prokurori i shtetit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet. Shkodra ndodhet në arrati, ndërsa Policia ka ngritur postblloqe dhe ka aktivizuar një operacion të gjerë kërkimi.

Profili i autorit të dyshuar

Mefail Shkodra nuk është emër i panjohur për drejtësinë në Kosovë. Ai është arrestuar më herët për veprimtari të fajdes, me dëme materiale të vlerësuara në qindra mijëra euro. Pavarësisht kësaj, në rrjetet sociale dhe në publik është shfaqur shpesh në shoqëri me figura të njohura politike, përfshirë Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Fotot e tij krah politikanëve kanë rikthyer debatin mbi afërsinë e individëve me precedent penal pranë figurave të larta të shtetit.

Ngjarja e sotme ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe në rrjetet sociale, ndërsa qytetarët kërkojnë veprim të menjëhershëm nga organet e rendit për kapjen e autorit dhe bashkëpunëtorëve, si dhe garantimin e sigurisë.

Policia e Kosovës vazhdon hetimet për të zbardhur motivin e plotë të ngjarjes, ndërkohë që Gjilani është ende nën tronditjen e kësaj vrasjeje të trefishtë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...