Në arrest shtëpie, po vazhdonin aktivitetin kriminal, pranga Lamnicës

Date:

Share post:

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku dy persona, që ndodheshin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, janë përfshirë sërish në veprimtari kriminale. Një 49-vjeçare, e cila dyshohet se ka ofruar marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, dhe një 40-vjeçar, i cili i ka marrë me dhunë viktimës celularin dhe një shumë parash, kanë tërhequr vëmendjen e policisë.

Sipas informacionit zyrtar, shtetasja A. Hoxha, 49 vjeçe, dhe Robert Lamnica, 40 vjeç, ishin me masë sigurie “arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar “Last Threat”, i zhvilluar në muajin prill. Lamnica u arrestua në flagrancë, ndërsa A. Hoxha u shpall në kërkim.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme ligjore.

40-vjeçari qe arrestuar, në prill, për përfitim përmes kërcënimit dhe shantazhit seksual në Durrës. Atëherë ai rezultoi i dënuar më herët për vjedhje dhe ndodhej në periudhë prove kur u përfshi në një tjetër ngjarje kriminale. Ndërsa hetimet për të zbuluar raste të tjera të shantazhit seksual ndaj klientëve meshkuj vijojnë, Gjykata e shkallës së parë në Durrës vendosi, në prill, masat e sigurisë për personat e përfshirë në një skemë shtrënguese për përfitim financiar, përmes kërcënimit me publikimin e materialeve komprometuese. Personat që merrnin shërbime seksuale kundrejt pagesës nga 49-vjeçarja, fotografoheshin dhe u bëhej shantazh.
Dy prej të dyshuarve u identifikuan pas kallëzimit të bërë nga Romario B., i cili denoncoi se ishte detyruar të jepte, nën kërcënimin e një thike, shumën prej 65 mijë lekësh për të shmangur publikimin e fotove dhe videove të tij personale.
Çështja penale me objekt “Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Robert Lamnica, 40 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’, në bashkëpunim”, e parashikuar nga nenet 109/b dhe 25 të Kodit Penal, u gjykua nga gjyqtari Alban Veçani.
Gjykata vendosi “arrest në burg” për Robert Lamnicën. Edhe pse ndalimi i tij u vlerësua si i paligjshëm, ndaj tij u caktua masa më e rëndë e sigurisë, për shkak të provave të mbledhura gjatë hetimeve.
Po ashtu, masa “arrest në burg” është caktuar edhe për 49-vjeçaren A. Hoxha, e dyshuar për të njëjtën vepër penale. Arrestimi në flagrancë i saj u vlerësua i ligjshëm nga gjykata.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtyre personave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe verifikimin e rasteve të mundshme të tjera ku të dyshuarit mund të kenë ushtruar të njëjtën skemë shtrënguese për përfitim financiar.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...