Plazhet pas shiut të mëngjesit, më shumë shëtitje, më pak banjo dielli

Date:

Share post:

Durrësi është zgjuar këtë mëngjes nën reshje shiu, ashtu si edhe shumë zona të tjera të vendit. Një fillim ndryshe i ditës për pushuesit, por që nuk e ka prishur atmosferën verore në plazh.

Edhe pse shumica e çadrave mbetën të mbyllura dhe rëra ishte e lagur, freskia e sjellë nga shiu u mirëprit pas ditëve të nxehta që kanë përfshirë vendin këtë verë. Në vend të banjove të gjata në diell, pushuesit preferuan shëtitjet buzë detit, duke shijuar ajrin e pastër dhe dallgët e qeta.

Në hapësirat e gjera të bregut, vëren më pak pushues që guxonin të laheshin, ndërsa pjesa më e madhe zgjodhën të kalojnë një mëngjes të qetë duke soditur horizontin dhe duke e shijuar detin në një mënyrë tjetër.

Për shumë vizitorë, kjo ishte një ditë jo e zakontë, por po aq e bukur për të kaluar pushimet në Durrës, duke u dhënë pushuesve një çlodhje të nevojshme nga ritmi i zakonshëm i verës.

Afër mesditës, plazhi po frekuentohet masivisht edhe pse deti ka dallgë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në Fier, përplasen dy makina, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Fier, pas përplasjes së dy automjeteve pranë Spitalit...

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1...

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...