Një gomone ka marrë zjarr këtë të premte në zonën e Potamit në Himarë, pasi flakët kanë përfshirë një pjesë të motorit të mjetit lundrues.
Në bord ndodheshin tre persona, të cilët u ndihmuan menjëherë nga policia kufitare. Pas sinjalizimit, sallës operative të policisë iu raportua ngjarja dhe mjetet lundruese të policisë shkuan menjëherë në vendngjarje, duke shpëtuar personat në bord dhe duke i shoqëruar në breg.
Ndërkohë, gomonia u shkrumbua nga flakët dhe përfundoi në det. Fatmirësisht, tre personat që ndodheshin në bord janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime trupore.
©️zërionline


