Arrestohet në Fier 19-vjeçari, i kërkuar nga drejtësia italiane

Date:

Share post:

Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar në qytetin e Fierit.

I arrestuari është shtetasi Z. Z., 19 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Cukalat, Berat, i cili u kap në Fier dhe u ndalua me qëllim ekstradimin në Itali.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Riminit i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që merrej me trafikim lëndësh narkotike. Maksimumi i dënimit që parashikohet për këtë vepër është 10 vite burgim.

“Finalizohet një tjetër operacion nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, për kapjen e shtetasve në kërkim. Operacioni policor i koduar “Operacionalja 59”, vë në pranga një tjetër të kërkuar nga autoritetet italiane.

Kapet në Fier, një 19-vjeçar i akuzuar në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e radhës, të koduar “Operacionalja 59”.

Gjatë këtij operacioni, u kap në Fier dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Z. Z., 19 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Cukalat, Berat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Riminit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Maksimumi i dënimit është 10 vjet burgim. Interpol Tirana vijon procedurat, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi”, njofton policia.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...