Ja dy “trimoshat” nga Bilalasi që qëlluan me automatik drejt policisë

Date:

Share post:

Orët e para të mëngjesit të kësaj të diele u kthyen në një skenë të vërtetë aksioni në aksin Durrës-Tiranë. Në qendër të ngjarjes ishin dy të rinj nga Bilalas i Maminasit, bashkia Shijak, Ardit Domi dhe Leonard Çali, të cilët hapën zjarr ndaj forcave të policisë që ishin vënë në ndjekje të tyre. Të apasionuar pas makinave dhe trupit muskuloz ata shfaqen dhe në rrjetet e tyre sociale, ndonëse me shikueshmëri të ulët për publikun.

Gjithçka nisi rreth orës 01:00, në zonën e “Çifligut”, në Sukth, kur një patrullë policie konstatoi një automjet të vjedhur më 20 gusht në Sektor Rinia. Ky mjet ishte përdorur disa orë më pas për grabitjen me dhunë të një pike karburanti ESP në Sukth, ku autorët kishin marrë xhiron ditore.

Në momentin që u urdhëruan të ndalonin, dy të rinjtë nuk iu bindën policisë, por u larguan me shpejtësi. Ndjekja vijoi deri afër Vorës, në vendin e njohur si Çezma e Pikëzës, aty ku makina doli nga rruga nga shpejtësia dhe përfundoi në vijën e ujit në anë të rrugës dytësore. Edhe pse të rrethuar, Domi dhe Çali zgjodhën t’i rezistonin me armë, duke qëlluar me një kallashnikov në drejtim të efektivëve.

Policia reagoi menjëherë, duke u kundërpërgjigjur me armë zjarri. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, Ardit Domi mbeti i plagosur, ndërsa Leonard Çali u kap dhe u vu në pranga.

Në automjetin e vjedhur, hetuesit gjetën një armë zjarri automatik dhe dy krehra.

*Fotot i përkasin dy të rinjve që sfiduan ligjin duke u përballur me armë me policinë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...