Shemben vila në Kepin e Rodonit, Rama paralajmëron ata që “mbyllin sytë” në institucione

Date:

Share post:

Në Kepin e Rodonit ka nisur këtë fillimjave aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka evidentuar në total 66 objekte, ndër to shtesa dhe struktura të ngritura në mënyrë të paligjshme.

Pamjet nga shembja e disa vilave në këtë zonë bregdetare të Adriatikut janë ndarë sot edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se ky proces do të vijojë pa ndërprerje. Ai paralajmëroi gjithashtu masa ndëshkuese jo vetëm për ndërtuesit, por edhe për punonjës të institucioneve përgjegjëse që kanë toleruar këtë fenomen.

“Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektoriate, polici e me radhë.
Një tjetër mrekulli e natyrës është abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime të paligjshme”, deklaroi Rama.

Vetëm në territorin e Bashkisë së Durrësit, gjatë një muaji raportohet se janë prishur e hequr afro 120 ndërtime pa leje.

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...