Arrestohet një 46-vjeçar turk në Holandë, u përpoq të vriste Papa Françeskun

Date:

Share post:

Një vit pas vizitës së Papa Françeskut në Trieste, dalin në dritë detaje shqetësuese mbi një plan të dyshuar terrorist që mund të kishte synuar Papën. Lajmin e tregon Gianpaolo Sarti në Il Piccolo. Hetimet e kryera nga Prokuroria e Triestes, në bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës italiane dhe Interpolin, çuan në arrestimin e Hasan Uzun, një shtetas turk 46-vjeçar, i dyshuar si i lidhur me ISIS-in.

Arrestimi në Holandë

Uzun u kap në Holandë falë një urdhër-arresti europian të lëshuar nga gjykatësi Marco Casavecchia dhe më pas u ekstradua në Itali. Aktualisht ai ndodhet në izolim në burgun e Coroneos, në Trieste, i mbrojtur nga avokatja Lucrezia Chermaz, e cila javën e kaluar mori vendin e dy kolegëve italianë që Uzun ua kishte revokuar mandatin. Zyrtarisht, sqaron avokatja, akuza është mbajtje dhe posedim armë të zakonshme në bashkëpunim, “por hetimet janë ende në vazhdim”. Avokatja e re e mbrojtjes pritet të takojë Uzun në ditët e ardhshme në burgun “Ernesto Mari”.

Në karrocën e braktisur

Sipas hetuesve, i dyshuari kishte lënë një pistoletë automatike CZ model 7B kalibër 9 Luger, me karikator dhe 14 fishekë, brenda një karroce të braktisur në barin e stacionit pasditen e 6 korrikut 2024, në prag të vizitës papnore. Bagazhi u gjet rastësisht nga një punonjëse e lokalit. Dyshohet se duhej të merrej nga dikush tjetër.

Kamerat e sigurisë

Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin lëvizjet e Uzun, i cili mbante një bluzë të zezë me një tigër të stampuar, teksa linte valixhen në bar dhe qëndronte në afërsi të stacionit. Pak më pas, dy burra iu afruan bagazhit, duke ngritur dyshime për një bashkëpunim të mundshëm.

Burri me këmishë blu të çelët

Pasi kishte lënë valixhen, Uzun bleu një kartë Sim të re italiane me para në dorë, duke shkatërruar atë të mëparshmen, dhe u largua nga Trieste me një tren Frecciarossa drejt Milanos. Prej andej u nis për në Zvicër, ku u kthye mbrapsht në kufi për shkak të dokumenteve të pavlefshme. Në pamjet e sigurisë së bashku me të gjatë gjithë këtyre lëvizjeve shfaqej edhe një burrë me këmishë ngjyrë blu.

Alarmi antiterrorizëm

Hetuesit rindërtuan të gjithë sekuencën e ngjarjeve, duke evidentuar mungesën e lidhjeve mes Uzun dhe Italisë apo vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Pikërisht përkimi kohor mes pranisë së tij dhe mbërritjes së Papës bëri që të shpallej alarmi antiterrorizëm.“Plan i mundshëm atentati”Një shënim konfidencial i shërbimeve të sigurisë konfirmoi hipotezën e një “projekti të mundshëm atentati” kundër Papës, të atribuar një grupi radikal turk të lidhur me ISIS. Hetimi, ende në zhvillim, ka si objektiv identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm dhe verifikimin e ekzistencës së një rrjeti terrorist aktiv në territorin europian.

Papa Françesku në Trieste

Gjatë vizitës së 7 korrikut 2024, Papa Françesku nuk bëri asnjë referim të drejtpërdrejtë për kërcënimin e shmangur. Në Piazza Unità d’Italia, përpara mbi 8.000 besimtarëve, Papa foli për nevojën e një “besimi të patrazuar” që është në gjendje të zgjojë ndërgjegjet dhe të denoncojë padrejtësitë. Ai paralajmëroi kundër konsumizmit dhe indiferencës, duke i quajtur “kancer i demokracisë”./La Repubblica

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...