Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpallë datën 2 shtator, ditë zie kombëtare në nderim të Dhimitër Anagnostit, një prej figurave më të shquara të artit dhe kulturës shqiptare.
Vendimi vjen si një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm që mjeshtri Anagnosti i ka dhënë kinematografisë shqiptare dhe artit skenik në dekada me radhë.
Në të gjithë vendin flamujt pritet të ulen në gjysmështizë, ndërsa institucionet shtetërore do të zhvillojnë homazhe për nder të figurës së tij.
©️zërionline


