Raporti/ Zjarret shkrumbuan 57 mijë ha pyje e kullota, ‘lufta’ me flakët pritet të shtohet nga i nxehti

Date:

Share post:

Zjarret shkrumbuan këtë vit 57 mijë hektar pyje e kullota në të gjithë Shqipërinë, sipas të dhënave të Sistemit Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje. Kërcënimi nga flakët po rritet çdo vit e më shumë si rezultat i ndryshimeve klimatike dhe thatësirës së madhe.Në raportin vjetor të vitit 2024 të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit thuhet se, “pritet që pyjet të preken në mënyrë të konsiderueshme nga ndryshimet e ardhshme klimatike”, që mund të sjellin më shumë zjarre, më pak pyje, ulje të produktivitetit e për pasojë reduktim i sipërfaqeve pyjore për disa lloje (bredhi, bredhi evropian, pisha skoceze etj.) Po kështu, prej pakësimit të pyjeve reshjet ekstreme do të shkaktojnë përmbytje në pjesën perëndimore të vendit dhe përgjatë zonave bregdetare.

Po kështu, ndryshimet klimatike mund të dëmtojnë edhe kullotat e livadhet, duke dëmtuar cilësinë e tyre apo mund të shkaktojnë edhe zhdukje e specieve endemike.

Në raport thuhet se zjarret vjet u shtuan shumë në vend dhe dëmi që shkaktuan ishte djegie e 18.5 mijë hektar pyje e kullota.

“Në fondin pyjor/kullosor në administrimin e Bashkive ka pasur në total 269 raste zjarret, nga të cilat: 213 raste zjarresh në fondin pyjor, 56 raste zjarresh në fondin kullosor. Viti 2024 është karakterizuar nga një situatë me raste te shumta dhe sipërfaqe të konsiderueshme të zjarreve kryesisht gjate muajve korrik, gusht dhe shtator ku, sipërfaqja totale e prekur nga zjarret në rang vendi në pyje dhe kullota -18.562 ha”, evidentohet në raport.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka ngritur si shqetësim në raport edhe përkeqësim e kurorave të drurëve, që ka ardhur prej zjarreve apo thatësirës.

“Vëzhgimet e kryera ndaj fenomenit të rënies së halave për llojet e halorëve dhe rënia e gjetheve për llojet fletorë, tregojnë se ka rritje të këtij fenomeni gjatë këtij viti, këto janë argument për të treguar një përkeqësim në gjendjen e kurorave të drurëve. Këto reagime të drurëve kanë ardhur si rezultat i ndikimit nga thatësira, mungesa e lagështirës ajrore dhe ujit, të cilat kanë shkaktuar rënien e halave e gjetheve”, vijon më tej raporti.

Shfrytëzimi pa kriter i pyjeve por edhe zjarret thotë agjencia po vënë në rrezik disa lloje pemësh në vend, ndaj duhet të merren masa të menjëhershme.

“Për disa prej llojeve si; Caracën e Kaukazit (Celtis Tourneforti), Rrenjën (Quercus robur L), Gështenjën e kalit (Aesculus hippocastanum), Lajthinë e egër (Corylus colurna L) etj që janë në kufijtë ekstrem të rrezikimit, është e nevojshme ngritja e rrjetit të konservimit ‚‘in-situ‘‘ dhe‘‘ex-situ‘‘ për këto lloje.Shkaktarët për kërcënimin për zhdukje për llojet e mësipërme janë të ndryshëm dhe kryesisht si pasojë e ndryshimeve të treguesve klimatike apo prishjes së habitatit të tyre. Kërcënimi vjen edhe si pasojë e shfrytëzimit pa kriter të ndodhura në vitet e mëparshme apo zjarreve të shfaqura në arealin e vendndodhjes së tyre”, vijon më tej raporti.

Po ashtu, sugjerohet që të nisë edhe një fushatë ndërgjegjësimi për rëndësinë e këtyre druve në mënyrë që të tregohet kujdes i shtuar, por edhe duke ngritur rrezikun që mund t’ju vij nëse këto lloje drunore zhduken.

Në link raporti i plotë

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tiranë/Arrestohet në Vorë 41-vjeçari i rrezikshëm, në arrest shtëpie!

Arrestohet në Vorë 41-vjeçari Elton Andreica, i njohur edhe me mbiemrin Muça. Momentin e ndalimit ka kundërshtuar efektivët që...

Aksident në Fier, përplasen dy makina, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Fier, pas përplasjes së dy automjeteve pranë Spitalit...

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1...

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...