Në Durrës nis viti i ri shkollor me risi dhe sfida

Date:

Share post:

Ky vit i ri shkollor në Durrës nis me 1,887 nxënës të klasës së parë dhe 1,881 të klasës së dhjetë. Në total, në bankat e shkollave publike dhe private të qytetit do të ulen 25,244 nxënës.

Në bashkinë e Durrësit funksionojnë 54 shkolla publike dhe 17 private, megjithatë problemi i dy turneve mbetet i pranishëm, pasi disa nga objektet arsimore janë ende në proces rikonstruksioni, ose nuk kanë nisur fare, siç është gjimnazi “Gjergj Kastrioti”.

Një risi e këtij viti, që pritet të funksionojë, pasi ka qenë dhe më parë, është ndalimi i përdorimit të celularëve brenda klasave, një masë që pritet të ndihmojë në përqendrimin e nxënësve gjatë mësimit.

Ndërkohë, gjatë këtij muaji shtator, pritet që të gjitha shkollat 9-vjeçare të kenë të angazhuar oficerë sigurie, për të garantuar rend dhe siguri më të madhe brenda ambienteve shkollore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...