Abuzim me Fondet, Pranga ish-ministrit Ilir Beqaj

Date:

Share post:

Me urdhër të SPAK u vu në pranga ditën e sotme ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Urdhër arrest është lëshuar edhe për bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Ermal Kurtulaj dhe të tjerë.

Beqaj u arrestua rreth orës 07:00, në shtëpinë e tij në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ai u arrestua pasi dyshohet se ka abuzuar me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, gjatë kohës kur ishte në krye të këtij institucioni. Ai është vënë në pranga nën akuzën për abuzim me fondet e BE për SASPAC.

Beqaj mori postin e kreut të Agjencisë në nëntor të vitit 2022 dhe dha dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar, kur Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nisi ndaj tij hetimet për koncesionin e sterilizimit.

Ish-ministri i shëndetësisë është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa në mars iu komunikua edhe akuza per shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Plagosje me armë zjarri në Durrës

Një person rreth 50 vjeç është plagosur me armë zjarri në zonën e Vollgës, në Durrës. Ngjarja ka ndodhur...

Çmimi i lartë i naftës, qeveria rikthen Bordin e Transparencës dhe uljen 20% të akcizës

Më 19 qershor, pas 3 muajve në fuqi, qeveria shpërndau bordin e Transparencës. Sot, pas 3 muajsh, kur...

Parkimi në Durrës, ndryshojnë rregullat: 93 hapësira falas për rezidentët dhe përcaktohen rrugët sipas lagjeve

Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi sot me shumicë votash ndryshimet në skemën e parkimit me pagesë. Për qytetarët...

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, BE apel Kosovës dhe rajonit: Tregoni përmbajtje, drejtësia të vijojë pa ndërhyrje

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të...