Shtatori i ngrohtë mbush plazhet buzë Adriatikut

Date:

Share post:

Edhe pse jemi në dhjetëditëshin e fundit të shtatorit, plazhi i Durrësit këtë të diel duket si në një ditë verë. Pushues të shumtë, vendas e të huaj, shijojnë diellin dhe detin.

Shtatori në Durrës është gjithmonë i ngrohtë ndaj për shumë njerëz, kjo është periudha më e mirë për plazh, pa turma, me çmime më të ulëta në akomodim kryesisht dhe ujë më të pastër.

Një pushuese nga Kosova zgjedh gjithnjë të kthehet edhe në këtë stinë:
“Nuk është hera e parë që vijmë në shtator. Është më qetë, deti i pastër dhe dielli po aq i ngrohtë.”

Një çift nga Estonia shprehet: “Këto ditë janë perfekte. Pa turmat e verës dhe me çmime më të ulëta.”

Edhe pse vera kalendarike ka përfunduar, Durrësi vazhdon të mbetet një destinacion i gjallë. Vjeshta e ngrohtë ka zgjatur sezonin dhe operatorët turistike vazhdojnë të ofrojnë shërbime të ndryshme buzë Adriatikut.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Cilësia e ujit përkeqësohet në tri lagunat kryesore, Butrinti bie një kategori

Ujërat e Karavastasë, Nartës dhe Butrintit, tri lagunat kryesore të monitoruara gjatë vitit 2025, janë vlerësuar në përfundim...

Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete. Trafik i ngarkuar në të dy drejtimet

Një aksident zinxhir është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në autostradën Durrës-Tiranë, pak para Sukthit, në drejtim...

Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet drejtuesi teknik

 Përparim Koçi, drejtuesi teknik i punimeve në minierën ku humbi jetën minatori në Bulqizë është vënë në pranga....

GJKKO dënon grupin e trafikantëve të emigrantëve, me 155 vite burg

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë 28 persona të akuzuar si...