Durrësi i Ri, i përmbytur dy herë brenda vitit, banorët kërkojnë zgjidhje dhe dëmshpërblimin e premtuar

Date:

Share post:

Banorët e Durrësit të Ri janë përballur këtë vit me dy përmbytje të njëpasnjëshme, më 29 janar dhe më 11 shtator, që lanë pas dëme të mëdha në banesa dhe biznese. Situata e përsëritur ka rritur pakënaqësinë dhe shqetësimin e tyre, duke i shtyrë qytetarët të kërkojnë një zgjidhje përfundimtare nga institucionet vendore.

Përmes një deklarate publike dhe një peticioni të nënshkruar nga rreth 800 banorë, ata i janë drejtuar Bashkisë së Durrësit me kërkesa të qarta. Përveç ndërhyrjeve të menjëhershme për pastrimin e kolektorëve dhe rikonstruksionin e rrjetit të kanalizimeve, ata kërkojnë dhe një projekt afatgjatë që të garantojë mbrojtje nga përmbytjet.

“Dimri po afron dhe ne jetojmë me frikën se çdo shi i madh mund të na fusë sërish ujin brenda në shtëpi. Kërkojmë masa konkrete, jo premtime”, shprehen banorët në peticionin e tyre.

Përveç parandalimit, qytetarët kërkojnë edhe dëmshpërblim financiar për dëmet e shkaktuara, duke theksuar se dhjetëra familje dhe subjekte tregtare janë lënë të vetëm përballë humbjeve.

Shkaqet kryesore të përmbytjeve lidhen me sistemin e papërshtatshëm të kanalizimeve, shtëpitë nën nivelin e rrugës, mbetjet e shumta që bllokojnë rrjedhën e ujit, si dhe mungesën e mirëmbajtjes periodike të kolektorëve. Ekspertë të mjedisit paralajmërojnë se pa një investim të mirëfilltë dhe mirëmbajtje të vazhdueshme, përmbytjet do të vazhdojnë të përsëriten sa herë që moti përkeqësohet.

Ndërkohë, banorët thonë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe paralajmërojnë se nëse nuk merren masa, do të përshkallëzojnë protestat përballë bashkisë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...