Tenton t’i shpëtojë policisë, 31-vjeçari përplas 7 automjete dhe 1 motor

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Saukut në Tiranë, ku një person i armatosur, ka përplasur me makinë disa automjete të tjera, në një tentativë për t’i shpëtuar policisë. E gjithë ngjarja që përfshiu 7 automjete dhe 1 motor që u përplasën ka zgjatur rreth 15 minuta.

Autori i dyshuar i ngjarjes, Imer Krrashi, është arrestuar nga policia, pas një ndjekjeje disa minutëshe.

Mes personave që kanë mbetur të plagosur janë edhe një punonjës policie dhe bashkëshortja e tij. Ata po udhëtonin me motor kur janë përplasur nga automjeti ku lëvizte personi i armatosur.

Nga raportimet mësohet se ata janë transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Referuar burimeve, personi që shkaktoi aksitentin, duke përplasur 7 automjete dhe 1 motor, u ndalua nga Forcat Shqiponja për një kontroll rutinë në zonën e Liqenit të Thatë.

Sipas raportimeve, drejtuesi i mjetit, që rezulton se ka pasur armë në makinë, është larguar me shpejtësi në drejtim të autostradës, duke kaluar pranë një prej qendrave më të mëdha tregtare. Policia e ka ndjekur nga pas, ndërsa ai ka hyrë në zonën e Saukut, atje ku për shkak të shpejtësisë së madhe ka shkaktuar edhe një aksident masiv.   

I armatosur në automjet, tenton t'i shpëtojë policisë,

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin Imer Krrashi, 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.

Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke perplasur disa automjete dhe 1 motomjet.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital.

Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit. Gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë.

Infomacion më të detajuar do të jepet në përfundim të veprimeve proceduriale.

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...