Si Rrumi i Shijakut planifikonte goditjen e bandës së Durrësit: Pa ca viktima, zor se i shkatërro!

Date:

Share post:

Nga pjesa e dosjes e SPAK për goditjen e grupit të Avdylajve dhe të Rrumit të Shijakut, janë dokumentuar episode bisedash nga transkriptimi i SkyECC, ku bandat përgatiteshin për goditje kundër njëri-tjetrit.

Një bisedë e zhvilluar mes Elidon Avdylit dhe Aleksandër Lahos alias Rrumi i Shijakut, shihet sesi planifikohet goditja e Plurent Dervishit, Lulzim Berishës dhe Edmond Çekiçit si dhe Ilir Kokakalit, shok i Edmir Bregut, të cilët ndryshe etiketohen si kryesorët e veprimtarisë kriminale në Durrës.

Pjesë nga dosja hetimore:

Në datën 14 shtator 2020, ora 13:17, Elidon Avdyli ka zhvilluar me Aleksandër Lahon një bisedë të gjatë në lidhje me goditjen e anëtarëve të “grupit të Durrësit”, siç e quajnë bashkëbiseduesit. Në orën 13:49, Aleksandri i ka shkruajtur Elidonit që Lenti, duke iu referuar Plaurent Dervishi, mendon se e kanë gjuajtur Elidoni me Kaleshin (Arben Mërkurin) ndaj duhet të bëjnë kujdes pasi Lenti mund t’i gjejë më kollaj se ç’mund të gjejë Pojën. Elidoni i është përgjigjur se ishte në dijeni pasi Dorjani i ka thënë që Lenti vetëm atij dhe Kaleshit u frikësohet.

Në vijim Elidoni i ka shkruajtur Aleksandrit se ai kishte organizuar goditje për t’i rënë Malokut dhe Kokalarit dhe se brenda javës ata do të jenë të kallur (varrosur). Elidoni shkruan se i ka thënë edhe çunit të Pojës që ta fillojnë ku të duan dhe se goditjen e parë është gati ta bëjë vet. Rumi i është përgjigjur se koka e grupit është Luli (Lulzim Berisha), Cekja (Edmond Çekiçi) dhe pastaj Lenti dhe se ata e xhirojnë lojën në qytet ndërsa të tjerët janë të parëndësishëm. Elidoni i shkruan që duhet të bëjnë Lulin por Rumi i shkruan se meqë Luli po qëndron pasiv mos ta ngacmojnë por të bëjnë Ceken pasi është truri i tyre në terren. Biseda në lidhje me organizmin e vrasjes së “Malokut” është si vijon:

Elidon Avdyli- Na erdhi ai Dorjano. Na tha. Vet ke un e ke kaleshi. E ka fryken. Ju ka tmerr tha.
Vetem per ne fol. Me godit. Ai.

Aleksander Laho-se Poja ka rjeshta me shum dhe poja luan dhe keq.

Elidon Avdyli– Un qesh me cuni e Pojes i fola ca gjona. Presim tani. Ne me pun gja dun me me nimu.

Aleksander Laho– se Poja ka fis njerez, etj etj nipa, se ksaj pune do i vi fundi nje grupi esht siguro. qe nje grup do iki, do ket perplasje, siguro,

Elidon Avdyli-Po un e vlla ket jav kam organizu Goditje vet.

Aleksander Labo– por po ti binte dhe shteti ishte ndihme e madhe per neve.

Elidon Avdyli- Me malokun me kokalirn. Me kismet allahut. Ket jav. Do t bi. Pa i hull ca viktima… Zor se i shkaterroo

Aleksander Laho-Shiko se hapet loj e gjere

Elidon Avdyli-Po vlla jam prag vdekjes kahu si ka plas

Aleksander Laho- Ata pa u pastru themeli grupit ktyre ata jan pa peshe pastaj, tregohu i zgjuar.

Elidon Avdyli-Vetem kjo po na shpetoj. Un skam aq forc me e majt. Koh tgjat diku. Do m’kapin. Pa nejta kahu cunit pojes i thash hajde ja fillojm. Ku doni e bej un tparen.

Aleksander Laho- Shoku koka e grupit eshte Luli i pari, Cekja, pastaj ky legeni Lenti.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...