“STORM 7” godet në Durrës, dy amerikano-latine kthejnë apartamentin në bazë prostitucioni

Date:

Share post:

Një apartament në lagjen nr. 12 të Durrësit ishte kthyer në një pikë të fshehtë ku ushtrohej prostitucion. Hetime intensive, ndjekje të kujdesshme dhe përdorim metodash proaktive çuan në zbulimin e kësaj veprimtarie të paligjshme, që u finalizua me operacionin policor të koduar “STORM 7”.

Pas tre javësh hetime të drejtuara nga Prokuroria dhe të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Durrësit, u arrestuan në flagrancë dy shtetase të huaja, që kishin marrë me qira apartamentin për të ushtruar prostitucion.

Në pranga ranë:

  • Nelsabeth Torres, 34 vjeçe, nga Venezuela;
  • Ana Alvares, 24 vjeçe, nga Kolumbia.

Të dyja akuzohen për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Në kuadër të të njëjtit operacion, janë proceduar në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale edhe tre persona të tjerë, me inicialet M. A., A. A. dhe D. T.

Gjatë kontrollit në apartament, policia sekuestroi një shumë parash të dyshuar të përfituar nga aktiviteti i kundërligjshëm, gjashtë celularë dhe dokumente identifikimi të shtetaseve të arrestuara.

Operacioni “STORM 7” është pjesë e një serie veprimesh të Policisë së Durrësit për të goditur rrjetet e prostitucionit që veprojnë në mënyrë të kamufluar në zonat urbane dhe turistike të qytetit. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse pas dy të arrestuarave qëndron një strukturë më e gjerë që organizon apo përfiton nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...