Baritoni durrsak Gëzim Myshketa, kthim me evente artistike të rëndësishme në vendlindje

Date:

Share post:

Në 42-vjetorin e lindjes, baritoni me famë ndërkombëtare Gëzim Myshketa kthehet në vendlindje me një koncert në Amfiteatrin Antik të Durrësit. Ai u kthye me këtë koncert të hapur për publikun në qytetin e lindjes, ndërsa i parapriu dhe një koncert në hotelin ikonik të bregdetit shqiptar, në hotel “Adriatik”.  

I shoqëruar nga kori, solistët dhe Orkestra Simfonike e TKOB-së, Myshketa interpretoi një repertor të përzgjedhur këngësh shqiptare dhe ariesh të njohura nga kryeveprat operistike.

Ndonëse është ngjitur në skenat më prestigjioze botërore, koncertet në vendlindje sjellin një emocion të veçantë për Myshketën. Mes atyre që ndoqën koncertin në Amfiteatër ishte dhe presidenti i Republikës Bajram Begaj.

Koncerteve u parapriu dhe masterclass-i “Durrës opera art of singing” që është një nisëm që po merr jetë si realizim i një ëndrre që këngëtari lirik ka për t’i dhënë një mundësi qytetit të tij të lindjes në fushën operistike. Ai mblodhi talente nga vendi, Kosova dhe bota, duke ofruar ekspertizën për këta studentë që nesër pritet të pushtojnë skenat botërore.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Lezhë/ E qëlluan me armë ndërsa lëvizte me makinë, 30-vjeçari u shpëton plumbave

Një 30-vjeçar në Lezhë u ka shpëtuar paq plumbave në drejtim të tij. Ai po lëvizte me ‘Audi’-n e tij...

Arrestimi i Ermal Beqirit, SPAK kërkon ekstradimin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin...

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, dyshohet për një viktimë

Një aksident i rëndë është regjistruar në një galeri kromi në malin e Tërnovës të Bulqizës Dyshohet se është...

Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mesditën e së shtunës në fshatin Bardhet, njësia administrative Qafë Mali,...