Aksidenti në Gji të Lalëzit, humb jetën vogëlushja sllovake

Date:

Share post:

Humb jetën në një aksident rrugor vogëlushja sllovake, që kishte ardhur për pushime në Shqipëri. Aksidenti fatal rrugor ndodhi rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit, tek kryqëzimi i Lurës. Një automjet me drejtues shtetasin Genci Gj., 18 vjeç, ka përplasur minorenen S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes, 8-vjeçarja e cila u dërgua në spitalin e Traumës nuk mundi të mbijetojë. Ajo humbi jetën në spital. Ndërkohë drejtuesi i automjetit, i pajisur me patentë vetëm pak ditë më parë, është ndaluar nga policia, pasi u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor që shkoi në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë, ka kryer procedurat e para dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...