Shkon për qitje, humb jetën në poligonin”Action Target” në Tiranë

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme kryeqytetin. Rreth orës 13:30, në poligonin e qitjes “Action Target”, në rrugën “Dervish Hima” në Tiranë, ka humbur jetën 35-vjeçari Bledi Hasani, i cili dyshohet se është vetëvrarë gjatë ushtrimeve me armë. Viktima ishte klient i poligonit pranë stadiumit “Air Albania”.


Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”.
“Dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
Ngjarja e ndodhur brenda ambienteve të poligonit “Action Target”, në pronësi të biznesmenit Emiljano Dusha, po hetohet për të kuptuar rrethanat e ngjarjes dhe motivet e saj.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...