Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin “Kavajë – Plepa”, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave”, ku janë përplasur dy automjete.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues shtetasin E. B., 61 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga S. P., 65 vjeç.
Për pasojë, janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe tre pasagjerët A. D., P. P. dhe L. B., të cilët ndodheshin në automjetin e drejtuar nga 61-vjeçari. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë Rrugore, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.
©️zërionline


