Vrasje e dyfishtë në Manëz, policia në kërkim të njërit prej autorëve

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë ka tronditur orët e para të mëngjesit të sotëm zonën e Manzës, në Durrës. Rreth orës 01:45 të datës 22 tetor, pranë një karburanti, një konflikt i çastit përfundoi tragjikisht me përdorimin e armës së zjarrit dhe me humbjen e jetës së dy të rinjve.

Viktimat janë identifikuar si Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në Manëz. Nga të dhënat paraprake të grupit të posaçëm hetimor, dyshohet se pas një përplasjeje për motive ende të paqarta, Flori Paluçi është qëlluar për vdekje nga shtetasi D. P., 21 vjeç, gjithashtu banues në Manëz. Ndërsa Aranit Kurti dyshohet se është vrarë nga vetë Flori Paluçi, pak para se ky i fundit të mbetej i vdekur në vendngjarje.

Burime hetimore bëjnë me dije se konflikti ka nisur fillimisht në një lokal të zonës. Një përplasje verbale mes njërës prej palëve dhe kamarierit të lokalit ka përshkallëzuar shpejt, ndërsa në debat janë përfshirë edhe të tjerë që ndodheshin aty. Fjalët e rënda janë kthyer në ofendime dhe më pas në përleshje fizike, duke përfunduar në përdorimin fatal të armëve të zjarrit.

Policia e Durrësit ka nisur menjëherë kontrolle të gjera në terren për kapjen e 21-vjeçarit D. P., i cili ndodhet në arrati.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Durrës, po punon në vendngjarje për të zbardhur tërësisht dinamikën e ngjarjes, për të identifikuar çdo person të mundshëm të përfshirë dhe për të siguruar prova që do të ndihmojnë në dokumentimin ligjor të kësaj vrasjeje të dyfishtë, që dyshohet të ketë ardhur për motive banale.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...