Një karrige me rrota që riparohet, nisma që ndryshon jetën e personave me aftësi të kufizuara

Date:

Share post:

Në oborre shtëpish a qoshe ballkonesh, mund të gjesh karrige me rrota të prishura, të dhuruara dikur nga ndonjë organizatë, të përdorura gjatë, e më pas lënë mënjanë sepse nuk ka kush t’i rregullojë. Bateritë e tyre të shterura përfundojnë si mbetje të rrezikshme, ndërsa për personat që i përdornin, humbja e një pajisjeje të tillë do të thotë humbje e lirisë për të lëvizur. Dhe gjetja e një karrigeje të re nuk është gjithnjë e mundur. Kushton.

Pikërisht këtu ndërhyn projekti i ri i fondacionit “Së Bashku”, që synon të kthejë në mundësi atë që dikur konsiderohej mbetje. Me anë të nismës “Fuqizimi i personave me aftësi të kufizuara përmes ekonomisë qarkulluese”, fondacioni po krijon një sistem të ri shërbimi për riparimin e karrigeve me rrota dhe pajisjeve ndihmëse për 50 persona me aftësi të kufizuara në të gjithë vendin.

Një mekanik dhe një asistent lëvizës do të ofrojnë ndihmën e tyre aty ku ka nevojë, duke riparuar pajisje që përndryshe do të përfundonin në plehra. Kjo do të thotë më pak mbetje, më shumë jetëgjatësi për pajisjet dhe, mbi të gjitha, më shumë liri për njerëzit që varen prej tyre.

Por nisma nuk ndalet këtu. Projekti punëson vetë persona me aftësi të kufizuara, me një theks të veçantë tek gratë, të cilat jo vetëm do të jenë përfituese të shërbimit, por edhe udhëheqëse të këtij ndryshimi.

Ky është një projekt novator për Shqipërinë, pasi për herë të parë përqendrohet në reduktimin e mbetjeve nga pajisjet e përdorura ndihmëse, duke i dhënë atyre jetë të re dhe duke ndërtuar një model të qëndrueshëm pune që kombinon mbrojtjen e mjedisit me përfshirjen sociale.

Nisma zbatohet nga Fondacioni “Së Bashku” në kuadër të projektit #EU4CELC, i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Europian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe zbatohet nga GIZ Albania në partneritet me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Në fund të ditës, çdo karrige që riparohet nuk është thjesht një objekt që rifiton funksionin, është një histori dinjiteti dhe pavarësie që rifillon të lëvizë.
V. Qyrfyçi

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...