Konflikti që përfundoi tragjikisht me vrasjen e dy të rinjve në Durrës ka nisur për një konflikt banal, një “kafe”. Njëri prej viktimave, i shoqëruar nga një person tjetër, kishte shkuar në një lokal pranë një karburanti dhe i kishte kërkuar kamarierit t’i përgatiste kafe. Për shkak se ishte orë e vonë, kamarieri i kishte sqaruar se nuk mund ta shërbente, pasi ekspresi ishte fikur.

Në atë moment, në bisedë është ndërhyrë një nga personat që ndodheshin në lokal, Aranit Kurti, së bashku me Daniel Pepën. Ajo që nisi si një debat i vogël është përshkallëzuar shpejt në fyerje dhe më pas në konflikt të armatosur. Flori Paluçi ka qëlluar i pari ndaj Arianit Kurtit, ndërsa Daniel Pepa ka reaguar duke qëlluar mbi Florin, duke e lënë të vdekur në vend.
©️zërionline


